Tek Dani Shpk do të gjeni punimet më cilësore me cmimet më të mira dhe sigurisht punime cilësore. Materialet që ne përdorim janë materiale të cilësisë më të lartë të drurit. Dru shumëvjecar që i jep vlera teë arta mobilimit të ambjenteve tuaja. Ne gjithashtu bëjmë punime të drurit me gdhëndje.
Gdhendja e drurit ka tradita të lashta në artin popullor shqiptar. U zhvillua sidomos në viset kodrinore e malore të pasura me pyje. Në zanafillë ishte mjeshtëri e barinjve. Ata punonin me zbukurime veglat muzikore, djepat, kutitë, rrathët e këmborëve etj. Si mjeshtëri shtëpiake plotësonte nevojat e jetës familjare. Punimi artistik i drurit si profesion u zhvillua në disa krahina. Mjeshtrat e përmendur dibranë, të Shpiragut (Beratit) dhe ata të Shqipërisë juglindore e ngritën artin e gdhendjes së drurit në shkallë shumë të lartë dhe krijuan vepra të vërteta artistike